Hungari-Serbi u luajt në një atmosferë të zjarrtë në “Puskas Arena” të Bundapesit gjatë së shtunës në mbrëmje.

Skuadra hungareze fitoi 2-1, sukses të cilin e festoi gjatë me tifozët e saj të zjarrtë.

Në një moment, një tifoz hungarez shpalosi një shall të Kosovës dhe e drejtoi atë nga vendi ku ishin vendosur ultrasit serbë.

Menjëherë vepruan edhe tifozë të tjerë hungarezë si pasojë e sjelljes së patolerushme të rojeve të sigurisë dhe i dolën në mbrojtje tifozit.

Mes palëve nisi një debat i fortë, me tifozët e zhgënjyer hungarezë që kërkuan llogari te forcat e sigurisë për atë sjellje të pahijshme.