Gazetari i njohur Renaldo Salianji ka ardhur sot në studion e “Rudina” me një vazo me krizantema, që është një ndër lulet e tij të preferuara. Por a e kishit menduar ndonjëherë se pas një luleje aq të bukur me ngjyrë të verdhë fshihet një histori e dhimbshme?
Renaldo Salianji: Thuhet që në Kinën e Lashtë ka qenë një çift dhe djali u thirr në ushtri sepse nisi lufta dhe erdhi disa ditë se ishte me leje. E pyeti vajzën, i tha vajza: Sa ditë do të rrish? Në parvazin e dritares ishte një lule me 4 gjethe dhe ai e mori e i tha: Sa gjethe janë te lulja. Vajza natën merrte gërshërët dhe copëtonte në gjethe më të vogla ato gjethet e lules, derisa u bënë shumë gjethe dhe djali u kthye pas ca kohësh dhe kuptoi që ishte vonuar për në ushtri. Dhe meqënëse kishte thyer rregullin, u cilësua si dezertor dhe u pushkatua. Kur i erdhi lajmi vajzës, ajo u mërzit dhe ndërroi jetë dhe i varrosën të dy afër njëri-tjetrit, dhe mbi varrin e tyre mbiu ajo lulja krizantema që e krijoi vajza duke i prerë ato gjethet e holla. Unë e kam lexuar para shumë vitesh këtë historinë dhe megjithatë vazhdoj ta kem lule të preferuar dhe pse ka një histori shumë të dhimbshme.
Albana Nanaj: Prandaj përdoret shumë në varreza. Sepse përdoren shumë në Itali përshembull, në 1 Nëntor që është dita e vdekurve, çohen krizantema.