Legjenda e futbollit botëror, “Sir” Bobi Çarlton, u nda nga jeta mesditën e 21 tetorit pas një betejë të gjatë me sëmundjen e dementias në moshën 86-vjeçare.

Duket se kjo gjë ka sjellë shuarjen e një skuadre kampione Bote, Anglia e vitit 1966. I vetmi që jeton nga ai ekip legjendar është 81-vjeçari, “Sir” Xhofrej Hërst, i cili realizoi tripletë në finalen që “Tre Luanët” fituan me Gjermaninë me rezultatin 4-2.

I fundit që u nda nga jeta përpara Bobi Çarlton ishte mbrojtësi Xhorxh Kohen, i cili vdiq në dhjetorin e kaluar në moshën 83-vjeçare