Zgjidhja e problemit 30 vjeçar të ujësjellësit të Shijakut që ishte shumë i amortizuar, është një nga investimet më të domosdoshme që kemi bërë për familjet shijakase“- ka shkruar në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana.

Ai ka theksuar gjithashtu: “Bashkia Shijak ka përfituar këtë investim nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Kryeministrit Rama.

Garantojmë ujin e pijshëm për çdo familje duke ndërtuar mbi 30 km rrjet të brendshëm. Kemi rikonstruktuar depon e cila furnizon Shijakun dhe janë instaluar pompat e reja.

Kemi eleminuar lidhjet e paligjshme gjithashtu dhe humbjet në rrjet nga amortizimi i tij ndër vite.

Po punohet për të përfunduar rrjetin e ujësjellësit të Njësive Administrative.

Më e mira është përpara!”