Një rast i çuditshëm ka ndodhur në SHBA, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin shtëpisë. Duket se gjithçka e ka bërë pasi nuk donte që të pastronte jashtëqitjen e një këlyshi qeni që sapo kishte marrë.

Mediet raportojnë se 32-vjeçari, Randy Nethken, zhvilloi një fushatë në “GoFundMe” për ta ndihmuar sepse nuk kishte mundësi. Policia e akuzoi Nathken se e vuri zjarrin pasi u mërzit shumë me këlyshin që dilte jashtë në të gjithë shtëpinë.

Fillimisht ai i tha zjarrfikësve se zjarri kishte nisur në papafingo, por më vonë u zbulua se nuk ishte e vërtetë. Autoritetet thonë se 32-vjeçari mund të lirohet me kusht vetëm nëse paguan 20 mijë dollarë.