E mërkura e Champions League rezervon përballje interesante, por supersfida e mbrëmjes do të jetë padiskutim PSG-Milan.

Në “Parc des Princes”, do të zhvillohet një ndeshje shumë e rëndësishme për Grupin F të Ligës së Kampionëve, por përveç implikimeve në fushë, ka edhe nga ato që lidhen me sigurinë për t’u mbajtur në sy.

Në Francë, në fakt, ndeshja shënohet rreziku 3, që do të thotë se autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik: gjithçka lind, shpjegon gazeta L’Equipe, nga përplasjet e mundshme mes tifozëve kuqezi dhe napolitan, të ftuar nga Ultrasit e Parisit, me të cilët janë binjakëzuar.

“Në Paris priten 2000 tifozë kuqezi, duke përfshirë rreth 500 ultras. Nuk ka konflikte të veçanta mes tifozëve të dy klubeve, por prania e napolitanëve, të ftuar nga tifogrupi Ultras i Paris SG dhe që kanë pak vlerësim për tifozët milanez, zgjon vëmendjen e autoriteteve publike”, shkruan L’Equipe.

Për më tepër, “konteksti ndërkombëtar është gjithashtu shqetësues, me PSG që ka frikë se flamujt palestinezë do të valëviten në tribuna” përveç historisë së fundit të krimit me mësuesin e vrarë në Arras nga duart e një 20-vjeçari me origjinë çeçene.