‘Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-shoë’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh.

Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli.

Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?

Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.