Ai është padyshim futbollisti më i komentuar dhe pëlqyer në mediat sociale. Teksa shumë fansa të futbollit e admirojnë për cilësitë e treguara në fushë, shumë vajza e admirojnë për sytë e bukur blu dhe jo vetëm.

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se ylli i Kombëtares ishte “beqar”. Kjo pasi në një intervistë, i pyetur nëse i ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë, pas gjithë kësaj mbështetje të madhe nga shumë fanse, Seferi tha: “I falenderoj të gjitha vajzat për mbështetjen. Jo nuk ma ka rrëmbyer ndonjëra zemrën. Me thënë të drejtën më kanë shkruar shumë vajza”.

Por, ai po fliste për fansat e reja. Sepse në fakt është në një lidhje dashurie. Madje, partnerja e tij feston sot ditëlindjen.

Me atë rast sulmuesi e ka uruar në mediat sociale, ku i ka bërë një dedikim shumë romantik. “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”– shkroi ai.