Seanca gjyqësore për çështjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 9 nëntor.
Gjatë seancës u morën në pyetje 3 dëshmitarë, ndërsa katër të tjerë që ishin planifikuar të pyeteshin sot nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar.
Seanca e radhës do të mbahet me 9 nëntor dhe pritet në total të pyeten 10 dëshmitarë.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 3 tetor të pranojë kërkimin e prokurorisë respektive për thirrjen e 52 dëshmitarëve dhe 19 të pandehurve në çështjen e mëparshme për tragjedinë e Gërdecit, në funksion të procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit.