A e dinit se gjurmët e buzëve mund të lexohen në formë spirituale, ashtu siç lexohet një pëllëmbë apo letrat tarrot?!
Jilly Eddy, e cila njihet si “buzologia e parë në botë”, shpiku termin për këtë fushë në vitin 2012 me botimin e librit të saj Lipsology: The Art and Science of Reading Lip Prints
Vendos buzëkuq, puth një copë letër të bardhë dhe shenja është gati për t’u interpretuar.
Sa më e pigmentuar të jetë shenja, aq më i guximshëm është personaliteti. Një shenjë më e lehtë dhe më e butë mund të nënkuptojë se dikush është i turpshëm ose i rezervuar. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në secilën buzë. Nëse ngjyra e buzëve është “e barabartë në pjesën e sipërme dhe të poshtme”, kjo nënkupton se dikush është shpirtërisht “i ekuilibruar” dhe më i lidhur me anën shpirtërore.
“Kur ndihemi të bukur, ndihemi të fuqishëm.”
Për më tepër, njëlloj si me manikyrët e manifestimit, Eddy beson se kur bëjmë atë që na bën të ndihemi më të bukur – qoftë kur vendosim buzëkuqin tonë të preferuar apo diçka tjetër – jemi më të fuqishmit.
“Manifestimi ka të bëjë me energjinë dhe ne marrim më shumë energji kur ndihemi mirë,” thotë ajo. “Kur ndihemi të bukur, ndihemi të fuqishëm. Nëse ndiheni më mirë, energjia në atmosferën tuaj do të rritet. Sa më i lartë të jetë ky vibrim, aq më shumë do të jeni në gjendje të manifestoni gjëra në këtë planet.”
“Nëse keni diçka që dëshironi, shkruajeni”, thotë ajo. “Ulu në heshtje, futu në univers dhe thuaj: Mirë, cili është qëllimi im këtë vit – çfarë dua? Më pas shkruajeni dhe mendoni, si do të jetë kur të jem atje? Mos harroni atë emocion gjatë gjithë vitit.”