Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.
Kjo e fundit së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.
Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik droge.
Ndërsa SPAK ka zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.