Konkurrentja shqiptare e Grande Fratello, Heidi Baçi bëri bujë me largimin e saj nga reality-show pas takimit me të atin, por si duket eksperienca e saj nuk përfundon këtu.
Thashethemet që po qarkullojnë thonë se Heidi është gati të hyjë në shtëpinë e “Big Brother” në Shqipëri.
Aludimet filluan pasi Heidi filloi të ndiqte në Instagram shoqen më të mirë të prezantueses së “Big Brother Albania”, Xhemi Shehun.
Duke qenë se “reality show” në Shqipëri nuk ka nisur ende, por do të nisë së shpejt, ka një probabilitet të caktuar që ne të mund të shohim edhe Heidin mes konkurrentëve të radhës.
“Në Shqipëri të gjithë flasin për mënyrën sesi u trajtua situata dhe do të donin t’i jepnin Heidit një shans për të jetuar përvojën që donte aq shumë pa presion.”-shkruan në një statur një prej përdoruesve të “X”.
Dalja e Heidi Baçit nga shtëpia e “Big Brother” është ende një nga temat më të nxehta të edicionit të ri të “reality show”-t në “Canale5” të drejtuar nga Alfonso Signorini.
Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, i cili shprehu hapur se nuk i pëlqeu afërsia e saj me një prej konkurrentëve. Ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese, 47 vjeç. Fillimisht u tha se shqiptarja ishte e frikësuar nga babai i saj dhe u manipulua prej tij.
Më pas vetë Heidi zbuloi se pas këtij vendimi për t’i thënë lamtumirë realitetit nuk kishte asnjë manipulim nga ana e babait të saj, por se ai i kishte hapur sytë ndaj manipuluesit të vërtetë të shtëpisë: Massimiliano Varrese. Ajo shtoi se dalja e saj nga ‘Grande Fratello’ varej nga gjendja shëndetësore e nënës së saj.