Pak ditë më parë, Kiara Tito mori një surprizë shumë të bukur dhe të veçantë, të cilën moderatorja mezi priti që t’a ndante me të gjithë në rrjetet e saj sociale.
Moderatorja e njohur u shfaq në një billboard në sheshin qendror të Nju Jorkut, Times Square, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Teksa postoi videon kur ajo shfaqej në Times Square, Kiara falenderonte fansat për këtë surprizë.
“Kam njerezit me te mire ne bote, qe me duan dhe me mbeshtesin ne cdo hap. Sot ne New york, Times Square Ju falenderoj nga zemra per kete surprize kaq te bukur, nuk di si tua shperblej”, shkruante Tito në postimin e saj.
Video e postuar në “Instagram”-in e moderatores ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, por gjithë vëmendjen e mori ai i partnerit të saj, Luiz Ejlli.
“Vjehrra ta ka bërë o zemër”, ka komentuar këngëtari i dashur për publikun që e shoqëron edhe me një emoji që qesh, duke lënë të kuptohet se është shaka.