Momente dramatike në kampionatin holandez në sfidën Nijmegen – Alkmaar. “Ylli” i Nijmegen në Eredivisie, Bas Dost, u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutat shtesë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te futbollistët në fushë dhe të pranishmit në stadium. Mjekët e të dyja skuadrave vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht duke se më e keqja është shmangur. Nga Holanda konfirmimet e para sugjerojnë se 34-vjeçari është i vetëdijshëm, gjithsesi është dërguar në spital për ekzaminime më të detajuara.

Dost ishte autori i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa në të 31-tën e dyfishoi rezultatin Mattsson. Pavlidis ngushtoi diferencën në 1-2 në pjesën e dytë. “Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të urojmë shërim të shpejtë, forca, Bas!”, ishte postimi i Alkmaarit në X (Twitter). Teksa po largohej nga fusha me barela, Dost ngriti gishtin e madh për të konfirmuar si ishte mirë. Gjithsesi, për shkak të traumës dhe frikës, ndeshja u ndërpre në minutën e 94-t.

Organizatorët kanë vendosur që sfida përfundon me këtë rezultat (1-2). Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportive me një mesazh në rrjetet sociale. “Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”.