Me kohë të mirë dhe mot të qëndrueshëm ka nisur kjo javë edhe pse nuk pritet të vijoj kështu.
Sipas shërbimit meteorlogjik ushtarak dita e martë do të nisë me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen në të gjithë territorin.
Në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave.
Në vijim dita e mërkurë do të jetë më vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës në veriperëndim reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave. Kjo situatë do të mbetet
prezente deri në orët e mëngjesit më pas reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Edhe dita e e enjte dhe dita e premte do të këtë mot me vranësira dhe reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpjetësi deri në 15m/sek kryesisht ditën e martë.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.