Një ngjarje e rëndë tronditi Napolin. Një tifoz humbi jetën në përpjekje për të hyrë fshehurazi në stadium. 

Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e të dielës pranë stadiumit Maradona në Napoli, impiant ku u zhvillua ndeshja mes të kaltërve dhe Milanit të Piolit, që përfundoi në barazim 2-2.

Ngjarja ndodhi në një zonë parkimi të braktisur pranë tribunës ku ishin tifozë kuqezi.

Spektatori, raporton “La Repubblica”, ra nga një lartësi prej 20 metrash në përpjekje për t’u ngjitur në tribunë, jo përmes kalimit të zakonshëm.

Policia dhe mjekësia ligjore janë duke punuar për rastin që nga mbrëmja e djeshme për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

Mësohet se i ndjeri ishte nën shoqërinë e një shokut të tij, i cili zbuloi edhe ngjarjen. 

Shoku i viktimës tha se të dy po përpiqeshin të futeshin në tribunë duke u ngjitur pa paguar biletën.

Viktima, banuese në Bacoli, një komunë në qytetin e Napolit, kaloi i pari, por ra më pas dhe u përplas në tokë, ku ndërroi menjëherë jetë. 

Ndërkohë shoku i tij u dorëzua për shkak të rënies së një trau që pengonte kalimin dhe më pas lajmëroi autoritetet.