Aktori i suksesshëm, Kivanç Tatlitug, ka festuar 40-vjetorin e lindjes dy ditë më parë në një festë surprizë të organizuar nga bashkëshortja e tij, Basak Dizer.

Tatlitug dhe Dizer u panë me adhurim nga të gjithë miqtë për dashurinë dhe deklaratat e ëmbla ndaj njëri-tjetrit.

Pas surprizës që iu bë për ditëlindje dhe çdo detaji të festës, aktori i njohur falënderoi përzemërsisht:

“Të dua shumë bashkëshortja ime, nëna e bukur e Kurtit. Nuk e prisja të shihja një atmosferë dhe një organizim të tillë. Jam shumë i lumtur që tani shoh një nga një të gjithë miqtë që dua. Kam aq shumë miq, sa jam jashtëzakonisht i pasur. Jam shumë i lumtur që të kam dhe të falënderoj për gjithçka”, shkroi ai.