Ditën e djeshme, gjatë programit të “Për’puthen” ka patur një përballje të fortë mes Enisës dhe Albës.

Enisa ka tronditur studion me përgjimet që ka bërë kundrejt Albës dhe kjo situatë ka krijuar një zhurmë të madhe në studio. Produksioni i “Për’puthen” ka marrë masa të rrepta duke kërkuar largimin e tyre nga studio për një kohë të pacaktuar.

Në momentin e dhënies së lajmit, Alba i është lutur Megit që të paktën të transmetohen pamjet e takimit të saj, por prezantuesja i kërkoi mirëkuptim, duke shtuar se për këtë çështje do të ketë edhe një sqarim edhe nga produksioni.

Megi: Fatkeqësisht jam e detyruar që ta japë këtë vendim, prandaj do t’iu kërkoja që të largoheni nga studioja.

Alba: Të paktën të jepet edhe takimi dhe pas asaj, në rast se doni, do të vazhdoja edhe dy javë edhe tre javë.

Megi: Jo Alba, mund të largoheni nga programi. Do të keni një sqarim edhe nga produksioni. Mos më vendosni mua në një pozitë të vështirë, ju lutem.

Enisa: Ok, mirupafshim.

Alba: Ishte kënaqësi, kalofshit mirë.

Megi: Këto janë rregullat e lojës në momentin që bëheni pjesë e këtij programi, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne.

Megjithatë, Alba nuk ka hequr dorë lehtë. Me sytë me lot, ajo ka refuzuar të lërë studion duke qëndruar e ulur në një karrige mënjanë, edhe pse iu hoq mikrofoni.

Megi: Janë disa limite që nuk duhen kaluar, por unë uroj që ky diskutim të zgjidhet dhe të mos kemi përsëritje në javët në vazhdim. Vazhdojmë me rrjedhën normale të programit, ndërkohë e shoh Albën që është shumë e përlotur. Vedat, çfarë komenti ke?

Vedati: Është një situatë shumë e keqe.