Vazhdojnë punimet në kantierin pranë Urës së Bunës.
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vendi i punës, ku sipas tij po ndërtohet moli i tretë, pas atij të Zogaj dhe Shirokut. Ky projekt sipas kryeministrit Rama do e transformojë hyrjen e Shkodrës, duke e kthyer këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura të vendit.
“Mirmëngjesi dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.