Deputeti i PD, Ervin Salianji pas tymyesëve që hodhi në Kuvend, ndërkohë që kishin kaluar për votim projekt-ligjet, në një deklaratë për mediat është shprehur se “Rama e ka kthyer Parlamentin në kotec”.

Në fjalën e tij pas mbylljes së seancës, Saliaji është shprehur se PS nuk respekton asnjë normë, duke shtuar se opozita po kërkon komisione hetimore dhe komision për reformën zgjedhore me përfaqësues të popullit dhe jo Edi Rama.

Salianji: PS dhe Edi Rama e kthyer parlamentin në një kotec ku mblidhen për të mbledhur vezët. I kanë duart të pista me korrupsion. Ne ditën që miraton buxhetin mendojnë si do i kalojë tek oligarkët. E pat si nxiton qeveria duke mos zhvilluar asnjë normë.

PS kishte vendos që të linte gardën në çdo karrige ministri dhe deputeti. Vendosëm që karriget të shkonin aty ku duhet. Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve. U detyruan të demaskoheshin të qëndronin në këmbë. Ne kërkojmë komisione hetimore, të kontrollojmë se ku shkojnë paratë e qytetarëve, për çarterin e Edi Ramës, tek oligarkët apo tek qytetarët.

Kërkojmë që këto para të paguara nga qytetarët të shkojnë për rritje pensionesh, për të ulur taksat. Profesionet e lira do goditen si asnjë herë më parë. Ne kërkojmë që në komisionet e reformës zgjedhore të jetë përfaqësuesi i popullit jo Edi Rama.