Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Poligoni i parë i Testimit Praktik për Lejedrejtimi në Fushë Prezë, ku kanë nisur testimet praktike.
Rama u shpreh se, në këtë Poligon mbi 30 mijë kandidatë në vit të autoshkollave do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.
Poligoni i parë publik i testimit praktik është investim i qeverisë shqiptare, përmes Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Publik.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.
Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.