Kryeministri, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale bën të ditur se edhe 70 familje të reja do të strehohen së shpejti në lagjen “5 Maji” në Tiranë.
Rama shkruan se në këtë lagje, edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen në zyra.
“Edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”; aty ku edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra”-tha Rama.