Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos dhe tensione në seancën e djeshme plenare.

Do të kërkohet masë disiplinore për disa prej deputetëve, mes tyre për Ervin Salianjin, i cili ka qenë protagonist dje, pasi hodhi tymuese në seancë dhe bllokoi Foltoren për disa minuta.

Pritet që PS të dërgojë kërkesën e saj në Sekretariatin e Etikës, ku do të vendoset në lidhje me përjashtimin e tyre.

Rikujtojmë se pas tensioneve në seancën e së hënës, u përjashtuan 6 deputetë të PD.