Ka nisur për herë të parë në Shqipëri, stërvitja e “StrongBalkan23”, ku Forcat Speciale të 8 vendeve të Ballkanit do të stërviten së bashku.
Kryeministri Edi Rama thekson se me këtë rast do të rritet bashkëpunimi rajonal.
“Nis stërvitja #StrongBalkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri🇦🇱
Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë
#VetëmPërpara”, shkruan Rama.