Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pas përplasjes në Kuvend me deputetin demokrat, Bledion Nallbati.
Deputeti Sinaj tha se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj.
Kujtojmë se sot, Nallabi është shprehur se nuk e ka prekur me dorë Sinajn, por veproi në kushtet e vetëmbrotjes.
“Që ta sqaroj njëherë e mirë këtë çështje, është hera e parë që prononcohem… ajo çfarë ka ndodhur atje nuk nderon askënd, por sikundër e dini ka një aksion të opozitës për të bllokuan funksionimin normal sa kohë pretendon se i janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Bardhi kërkonte fjalën për procedurë, dhe kryetarja i dha fjalën Sinës, i cili po provokonte një opozitë të tërë. Unë shkoj atje për t’i marrë kartën dhe nuk e kam prekur me dorë. Kam marrë kartën, në këto momente më ka kapur duart që të më marrë kartën.
Unë e kam shtyrë për të shkëputur duart, dhe kur unë jam ngritur ai është turrur për të më qëlluar. Më pas mund të kem reaguar në kushte të vetëmbrojtjes. Është më e patolerueshme ajo që bën mazhoranca për të bërë të tilla veprime. SPAK nuk më ka thërritur, por besoj se po dhe unë jam i gatshëm për të dhënë shpjegimet e mia”, tha ai.