Aksi Përrenjas-Librazhd dhe sidomos pjesa sa del nga Përrenjasi është një zonë e kuqe për aksidente, sa herë që ka reshje shiu.

Pikërisht në të njëjtin vend, sot janë përplasur një makinë dhe një autobot, duke sjellë si rezultat përmbysjen e këtij të fundit.
Për fat të mirë aksidenti ishte pa pasoja, ndërsa dyshohet se shkak u bë lagështira në rrugë dhe pakujdesia e shoferëve.






