Një plagosje me thikë është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e njohur si Ura e Dajlanit.

Burime për “Durrëslajm” bëjnë me dije se i plagosuri është një punëtor marine, i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes me mjet prerës, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Durrës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë incident, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.