Ka orë pritje për Fiorentina-Juventus. Shumë prej tyre kërkojnë shtyrjen për shkak të përmbytjes që goditi Toskanën dhe mes tyre është përfshirë edhe guvernatori Eugenio Giani.

“Është e përshtatshme të shtyhet sonte ndeshja Fiorentina-Juventus në Firenze për shkak të situatës që është krijuar në qendër të Toskanës. Unë jam i frymëzuar nga uniteti dhe kërkimi i energjisë, secili duhet të lëvizë me vullnetin e tij për të bërë atë që e gjykon të përshtatshme.

Respektoj të gjithë, sepse dua respektin e të gjithëve për atë që bëjmë dhe pikërisht për atë që bëjmë falënderoj të rinjtë e Curva Fiesole që do të jenë sonte në Campi Bisenzio në vend të ndeshjes”, – tha ai në një konferencw për shtyp.

Kryebashkiaku Dario Nardella ia ka lënë çdo vendim organeve sportive. “Do të doja të jem shumë i qartë, vendimi nëse do të luajmë apo jo ndeshjen e sotme i takon vetëm Ligës së Futbollit të Serisë A. Komuna nuk ka kompetencë”.