Sokol Cikalleshi shënoi një gol mjaft të bukur në Superligën turke në barazimin që Konyaspor arriti 1-1 kundër Fatih Karagümrük.
Në minutën e 97’, Cikalleshi konvertoi në gol një penallti dhe e bëri në mënyrën më të vështirë duke shënuar në stilin panenka.
Një realizimi që tregon pjekurinë e madhe të Cikalleshit, që është kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm për Konyaspor.
Kjo pikë merr një rëndësi të veçantë për Konyaspor-in, pasi vinte pas katër humbjesh radhazi në kampionat.
Aktualisht skuadra e sulmuesit kuqezi ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 15 pas 11 ndeshjesh.
Shih videon ketu: https://streamin.one/v/a52e7362





