Real Madridi nuk bën Real-in…Los Blancos barazuan pa gola ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, në takimin e mbajtur në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid).

Kjo pikë bën që ekipi i Ancelottit të jetë në vendin e dytë me 29 pikë, 2 pikë më pak se Girona kryesuese dhe 2 pikë më shumë se Barcelona e vendit të 3-të.

Te Rayo ky “X” qëndron mirë. Aktualisht, ekipi e sheh veten në mesin e tabelës dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, qëndrimi në elitë mund të sigurohet më shpejt nga çfarë pritej.

Sa i takon ndeshjes, Real Madridi i bëra të gjitha si duhet, përveç finalizimit. Dyshja Vini-Joselu në ofensivë nuk prodhoi rezultat, ndërsa as Bellingham pas shpinës së tyre nuk ishte në natën e tij më të mirë.