Deputeti i PD, Flamur Noka, i cili kapërceu kangjellat e Kuvendit ka dhënë një deklaratë për mediat tepër i revoltuar.
Noka u shpreh se kryeministri bashkë me kryeparlamentaren e kanë kthyer Kuvendin në një burg, me hekura me dryna dhe me gardën.
“Ja shiheni, me hekura, me dryna me Gardë. Filmojeni këtu poshtë fytyrën e Lindës dhe të Edi Ramës, ja ku e keni. Ajo që po shikoni ju këtu është anti ligj, vetëm për të qetësuar fobitë, panikun që ka Linda, Rama nga opozita. A patë ndonjë mekanizëm ligjor? Është mbyllur me hekura, me dryna, e ka kthyer Parlamentin në bunker, po mbrohet nga deputetët e opozitës që duan të ushtrojnë detyrën e tyre. Në selitë e PD bëhen mbledhjet partiake, të tjerat në Kuvend. Ne jemi këtu si përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve, gjysmës së shqiptarëve i thonë jo Linda dhe Rama. Nuk na njohin për deputetë, monizmi nuk ka limite. Garda është në tejkalim të gjithë kompetencave sepse kanë marrë urdhra verbalë, Linda e Parlamentit e di. A mund ta mbyllë gjithë shtetin në një burg si ky? A kishte ndodh në 32 vite demokraci? Pluralizëm është ky? Është diktaturë staliniste, vetëm gjyqi politik akoma nuk është bërë”-tha Noka.