Pas anulimit të dy komisioneve, ai i Ligjeve dhe i Shëndetësisë edhe Komisioni i Jashtëm Parlamentar nuk do të zhvillohet.
I parashikuar për në orën 12:00, mbledhja është shtyrë për shkak se nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm.
Kujtojmë që Komisioni i Ligjeve do të mblidhet online, ndërsa nuk ka një njoftim për Komisionin e Shëndetësisë.
Prej ditësh deputetët e opozitës kanë filluar një aksion duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit dhe Komisioneve.