Legjionarët kanë zhvilluar paraqitje pozitive me ekipet e tyre në kampionatet respektive ku aktivizohen.
Protagonisti i kësaj fundjave ishte padyshim Sokol Cikalleshi, i cili shndërrroi në gol një penallti në fundin e ndeshjes (90’+7’), duke e realizuar me ‘panenka’.
Ndeshja midis Konyaspor dhe Karagumruk përfundoi 1-1. Cikalleshi i luajti minutat e plota, ndërsa në stol për skuadrën mike ishte mbrojtësi Frederic Veseli.
Në Turqi, mesfushori Endri Çekiçi zhvilloi një ndeshje të mirë duke dhënë një asist në fitoren e Pendikspor ndaj Instanbulspor me shifrat 4-2 në transfertë.
Në Belgjikë, Arbnor Muja ishte vendimtar me një asist në fitoren e Antwerp ndaj Genk.
Sulmuesi kuqezi shërbeu saktë në minutën e 5-të për Janssen, i cili realizoi golin e parë të takimit.
Në Itali, Berat Gjimshiti dhe Ylber Ramadani vijojnë të jenë titullarë të padiskutueshëm me skuadrat e tyre, Atalanta dhe Lecce.
Kapiteni i Kombëtares luajti deri në minutën e fundit në disfatën e skuadrës së tij ndaj Interit të Asllanit duke zhvilluar një ndeshje të mire.
Nga ana tjetër, mesfushori Ramadani u vlerësua me notën 7 nga sajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’ në humbjen ndaj Romës.
Titullarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Elhan Kastrati, Enea Mihaj, Qazin Laçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.
Me skuadrat e tyre, në pjesën e dytë u aktivizuan Thomas Strakosha, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.





