Luis Diaz po tregon një forcë të jashtëzakonshme edhe pse ndihet i shkatërruar psikologjikisht, pasi babi i tij është rrëmbyer në Kolumbi.

Sulmuesi I Liverpool-it, e ktheu dhimbjen në forcë dhe hyri nga stoli në ndeshjen kundër Luton duke shënuar golin e barazimit në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes.

Pasi shënoi golin, Diaz ngriti fanellën dhe posht saj kishte një tjetër me mesazhin “Liri për babain tim”.

Pas ndeshjes, sulmuesi kolumbian foli për momentin e vështirë që po kalojnë familjarisht.

“Çdo sekondë, çdo minutë, ankthi ynë rritet. Nëna ime, motrat e mia, vëllezërit e mi dhe unë jemi të dëshpëruar dhe të shqetëusar. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që po ndjejmë. Kjo torturo do të marrë fund vetëm kur babin ta kemi në shtëpi”, tha Diaz.

Prindërit e sulmuesit të Liverpool-it u rëmbyen nga rebelët e krahut të majtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Barrancas, qytetin e tyre të lindjes në 28 tetor.

Ndërsa nëna e tij është gjendur dhe liruar, babai i tij mbetet ende i zhdukur, pasi u rrëmbye nga persona të armatosur.