Kryeministrja e Italisë, në konferencën me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, është shprehur se është shumë krenare për Shqipërinë, duke thënë se edhe pse është një vend kandidat për Bashkimin Europian, faktikisht sillet si të ishte pjesë e saj.

Ndër të tjera, Giorgia Meloni u shpreh se me kryeministrin Rama, të cilin e konsideron mik, kanë bërë punë shumë të mira.

Meloni po ashtu theksoi se Italia që nga fillimi e ka mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Jam shumë e kënaqur për punën që kemi bërë me mikun tim Edi Rama. Shqipëria është kandidate për hyrjen në BE por Shqipëria sillet, ka një qasje sikur të jetë faktikisht vend i BE. Një prej arsyeve që Italia dhe unë jam shumë krenare, sepse Italia është një nga protagonistët kryesorë të mbështetjes për hyrjen e Shqipërisë në BE.

Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend Europian dhe që nga fillimi ne e kemi mbështetur këtë bashkim të Europës. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin dhe iniciativa të tjera. Kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik”, tha Meloni.