Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike. Vendimin e marrë, Shehaj, e njoftoi në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme.
“Është e vërtetë që nuk kam qenë aktiv. Nuk ka asnjë hatëmbetje. Nuk ka asnjë zënie. Unë e mendoj ndryshe. Nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këto kohë. Ne dolëm me një rezultat nga zgjedhjet lokale ku humbën bashkitë më të mëdha. Ka një mungesë shprese dhe besimi nga ana e votuesve tanë. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje. Ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk shohim. Mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit një alternativë të besueshme. Nuk bëhet fjalë për PD-në e Bashës.”, – tha Shehaj.