Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për bebet që nga 1 janari i këtij viti. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 janari i këtij viti”, njoftoi Rama.

Ndër të tjera ai shprehet se edhe në buxhetin e vitit 2024 qeveria shqiptare do të vijojë financimin në programin e bonusit të bebes.

“Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, tha Rama.