Kaosi në ambientet e kryesisë së Kuvendit vazhdon. Deputetët e opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, demorkatët kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët e tjerë socialistë.

Demokrati Asllan Dogjani dëgjohet t’i thotë drejtuesit të Komisionit të Sigurisë: “Nasip caktoni komisionet hetimore, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe hajde të vazhdojmë mbledhjet”.

Me heret deputetja e PS, Blerina Gjylameti u perplas fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.

Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.

Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokrat, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve te Komisionit te Medias!