Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherësh dhe ish-President i Republikës, Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ai ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK dhe tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. Sipas Metës, çështja u rihap dëshmisë së një kallëzuesi të rremë.
“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019-s nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.