Një 38-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi u kap duke transportuar me një kamionçinë mallra kontrabandë me vlerë rreth 10 mijë euro.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Y. K., i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Green border”.
Procedohen në gjendje të lirë rfhr 2 shtetas të tjerë kosovarë, pasagjerë në këtë automjet, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, bashkë me drejtuesin e automjetit. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (dritare duralumini dhe xhama) dhe kamionçina.
U vu në pranga shtetasi Y. K., 38 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. B., 36 vjeç, dhe B. Gj., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.





