Në një dalje për gazetarët avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se ditën e sotme kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për të shqyrtuar sakaq kërkesën e tyre, ndërsa shtoi se gjyqtarja duhet të kishte hequr dorë nga kjo çështje tashmë.
Gjokutaj: Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës.