Shqipëria sot është zgjuar nën pushtimin e reshjeve me intensitet të lartë të shiut.
Brenda pak minutave shi, shumë qytete dhe fshatra u përmbytën, duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve.
Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore kanë dalë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
“Moti i rështë! Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rreptësisht rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan kryeministri Rama.