Nuk është një moment i mirë ky për Marcus Rashford i cili në fushë ka zhgënjyer këtë sezon. Duket se fati i keq ndjek edhe familjen e tij, pasi vëllai i yllit të Manchester United është në telashe. Dane Rashford është aktualisht pas hekurave teksa akuzohet se gjatë pushimeve në Miami, ka goditur me grusht të dashurën e tij.
Arsyeja është xhelozia me vëllain e Rashford që pasi kontrolloi telefonin e të dashurës dhe lexoi disa mesazhe që nuk i pëlqyen, e goditi atë në fytyrë.
Dane Rashford i cili ka si profesion agjentin e futbollistave, do të qëndrojë në burg të paktën deri më datë 27 nëntor, ditë kur do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën dhe se si do të vazhdojë kjo histori. Dane Rashford dhe vajza në fjalë nga lidhja e tyre kanë edhe një fëmijë 14-muajsh.





