Dhuna makabre e edukatores së kopshtit “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare, të cilës i theu edhe këmbën, ka prekur mbarë opinionin publik.
Mbrëmjen e kaluar, emisioni “Stop” publikoi pamjet e plota të dhunës që deri tani po mbaheshin të fsheura nga kopshti, ku dëgjohen qartë në video ofenimet e edukatores ndaj të miturës si dhe kërrcitja kur i ka thyer këmbën.
Ndër shumë personazhe të njohur, ka reaguar edhe Turjan Hysko, i cili rrëfehet me sinqeritet se i ka mbushur sytë me lot për këtë ngjarje të rëndë dhe nuk di si të veprojë si baba, si burrë, si qytetar dhe si person publik.
“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi “stop” për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”- shkruan Turi.