UEFA u ka besuar arbitrave shqiptar të gjykojnë në ndeshjet e rëndësishme në kompeticionet Europa dhe Conference League.
Pas paraqitjes pozitive në Champions në ndeshjet ndërmjet Young Boys dhe Leipzig, UEFA i ka dhënë një tjetër ndeshje me peshë arbitrit Enea Jorgji për të gjykuar.
Jorgji do të vendos drejtësi në ndeshjen mes Sportingut dhe Rakow, për llogari të xhiros së katërt të Europa League.
Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është arbitër i katërt.
Në sistemin VAR do të jetë spanjolli Juan Martinez Munuera dhe AVAR arbitri holandez Dennis Higler.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë në Europa League për Jorgjin, pas asaj në turet kualifikuese mes Union dhe Lugano.
Edhe në kompeticionin Conference League, do të gjykoj një trup arbitrash shqiptar.
Ndeshjen ndërmjet PAOK dhe Aberdin, kryesor është arbitri Juxhin Xhaja. Asistentët e tij do të jenë Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo, ndërsa Olsion Yzeiraj është arbitër i katërt.
Në sistemin VAR, UEFA ka zgjedhur italianët Daniele Chiffi dhe Marco Serra.
Përzgjedhja e arbitrave të Superiores nga UEFA për të gjykuar në kompeticionet prestigjoze për klube në Europë, tregon se niveli i gjyqtarëve shqiptar është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.





