Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do të rriten pagat për mbi 30 mijë mësues në 2024-ën.

Me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se qeveria ka njoftuar më herët se me buxhetin e vitit të ardhshëm do ketë rritje të pagave në shumë sektorë. Projektbuxheti i vitit 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë Euro shpenzime publike të planifikuara. Prioritet ka arsimi, shëndetësia, turizmi, bujqësia, infrastuktura dhe energjia. Investimet publike do të marrin pjesën më të madhe të financimit, 128.5 miliardë Lekë. Gjithashtu në projektbuxhetin e vitit 2024 financohet indeksimi i pensioneve për një shifër totale në dy vitet e fundit prej 25 miliardë Lekësh.