Zbardhen emrat e 25 personave të kuadër në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’. Në qarkun e Tiranës janë arrestuar shtetasit; Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari.

Ndërkohë në qarkun Dibër janë arrestuar shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mergim Lazri, Elson Gjoka dhe Edison Shehu. Po ashtu mësohet se në qarkun Durrës janë prangosur të shpallurit në kërkim Arber Denizi dhe Shpëtim Sharra.

Në qarkun e Fierit u arrestua Markos Berberaj, në Shkodër, Kristian Fermosi si dhe në Berat, Andjon Matarangasi.