Një influencuese e njohur braziliane ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, pasi iu nënshtrua një operacioni me liposuksion. Luana Andrade ndërroi jetë të martën në një spital në Sao Paulo pas një “procedure estetike”.

Mediat raportuan se afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit në spitalin São Luiz të hënën, Andrade pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua në ICU, por vdiq të martën në mëngjes.

“Pacientja Luana Andrade u shtrua, e shoqëruar nga familja e saj, pasditen e së hënës për një procedurë liposuksioni, të kryer nga një kirurg privat dhe anestezist i punësuar nga familja”, thuhet në një deklaratë të spitalit, për Globo 1.

“Pas rreth dy orësh e gjysmë operacioni, pacienti u paraqit me një kompikacion të papritur të frymëmarrjes dhe kaloi në arrest kardiak.”

Deklarata vazhdoi: “Operacioni u ndërpre dhe pacientja iu nënshtrua analizave që zbuluan trombozë masive. Ajo u transferua në ICU, ku iu nënshtrua mjekimit dhe trajtimit hemodinamik”.

Andrade, e cila kishte 558,000 ndjekës në Instagram, ishte e njohur për interpretimin në sezonin 6 të reality show brazilian Power Couple me të dashurin e saj João Hadad, sipas medias.