Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.