Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ditën e sotme, 14 nëntor është paraqitur në SPAK. Çela është filmuar teksa futet në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se ai është thirrur lidhur me hetimet për çështjen ÇEK-DIA.
Çela më parë ka qenë deputet i LSI-së, por më pas kaloi nën siglën e Ps-së.
Kujtojmë se disa ditë më parë, edhe Ilir Meta u thirr në SPAK për të njëjtën çështje, të cilën e cilësoi telenovelë.